​Arrestohet një i dyshuar për vrasje të kryer në vitin 1991

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në banesën e tij në Pejë

Një person 47 vjeçar është arrestuar sot në Pejë, me dyshimin se ka kryer një vrasje në Skenderaj në vitin 1991. Policia ka njoftuar se në orët e mesditës së sotme nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Pejës është arrestuar një person i dyshuar për vrasje.

“Arrestimi i të dyshuarit, E. S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në banesën e tij në qytetin e Pejës, mbi dyshime të arsyeshme për vrasjen e viktimës me inicialet S. B., vrasje kjo e ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj. Hetuesit e krimeve të renda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale “vrasje”. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orëve”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Back to top button