​BE shpërdoroi më shumë se tre miliardë euro në vitin 2018

Bashkimi Evropian shpërdoroi më shumë se 3 miliardë euro në vitin 2018, sipas një vlerësimi të botuar nga Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA)

ECA kontrollon nëse buxheti i BE-së është shpenzuar në përputhje me rregullat e bllokut.

Shpërdorimi mund të ndodhë si rezultat i gabimeve financiare ose kur fondet përdoren për qëllime të tjera.

Në raste të rralla, për shkak të mashtrimeve.

Auditorët theksuan se përqindja e shpërdorimit të fondeve ishte 2,6% e totalit të shpenzimeve.

Gabimet u gjetën kryesisht në zonat me rrezik të lartë, si në zhvillim rural dhe shpenzime për vendet anëtare më të varfra.

Shpenzimet e BE-së arritën në shiftën 156,7 miliardë euro në vitin 2018, duke përfaqësuar rreth 1% të të ardhurave bruto kombëtare.

Pjesë e vogël kjo, e shpenzimeve të përgjithshme publike të 28 vendeve anëtare.

Shefi i ECA-së, Klaus-Heiner Lehne, i bëri thirrje, presidentes të zgjedhur, Ursula von der Leyen, të përmirësojë standardet financiare dhe të transparencës.

“Fillimi i një periudhe të re legjislative dhe programi financiar krijojnë mundësi të reja. Hartuesit e politikave duhet t’i përdorin këto për të përqendruar politikat dhe shpenzimet e BE-së në dhënien e rezultateve dhe në vlerë të shtuar”, deklaroi Lehne.

Back to top button