​Dëmet nga tërmeti, ekspertët italianë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Lajmërim nga Ambasada e Italisë

Pesë ekspertë italianë përgjatë një jave do t’u qëndrojnë në krah kolegëve shqiptarë në menaxhimin e emergjencës së trashëgimisë, kulturore të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasada e Italisë në Shqipëri bën të ditur se sot nisi misioni “Unite4Heritage” nga Ministria Italiane e Trashëgimisë, Veprimtarive Kulturore dhe Turizmit.

“Pesë ekspertë italianë në mision për menaxhimin e emergjencës së trashëgimisë kulturore të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, thekson ambasada e Italisë.

Ambasada shton se, “përgjatë një jave, ekspertët tanë do t’u qëndrojnë në krah kolegëve shqiptarë për një hulumtim në detaje të dëmtimeve dhe për të vlerësuar bashkëpunime të ardhshme për restaurimin e trashëgimisë së dëmtuar”

Back to top button