​Dy vendime për lirimet nga taksat kanë hy në fuqi

Dy vendimet e Qeverisë për lirimet nga taksat doganore për lëndë të para për prodhuesit vendor kanë hynë në fuqi më 1 janar të këtij viti

Vendimi kryesor parasheh që të gjithë prodhuesit të lirohen nga pagesa e taksës doganore dhe TVSH-së, për lëndën e parë gjysmë produktet, si dhe produktet të tjera të cilat ata i fusin në funksion të prodhimit të tyre. Kështu kanë thënë për KP, përfaqësuesi nga dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Nait Sharku nga ATK-ja, ka thënë se këto dy vendime e obligojnë Administratën Tatimore dhe Doganën të bëjnë të gjitha përgatitjet që nga 1 janari këto vendime të hyjnë në fuqi.

Administrata tatimore i ka bërë të gjitha përgatitje në bashkëpunim me doganën dhe nga 1 janari gjitha bizneset janë duke i shfrytëzuar këto të drejta që i takojnë me këto dy vendime të Qeverisë. Ai ka shtuar se këto vendime stimulojnë prodhuesit vendor.

Sipas tij, në të kaluarën prodhuesit kanë paguar 10 përqind doganë dhe pjesën e akcizës, varësisht nga produkti që ata e kanë importuar apo varësisht nga lënda e parë që ata e kanë përdorur.

Sharku sqaroi se më herët bazuar në ligjin për TVSH gjithë prodhuesit kanë qenë të liruar në importim për pjesën e TVSH-së dhe ata do të vazhdojnë edhe me këto dy vendime të shfrytëzojnë të drejtën që e kanë pasur para vitit 2018-të.

Po ashtu, ai tha se paraqiten edhe reforma të tjera të cilat gjatë vitit 2018-të, Ministra e Financave do t’i përfshijë brenda legjislacionit që është pjesë e pakos 2 fiskale.

Edhe Dogana e Kosovës, sipas zëdhënësit Adriatik Stavilecit, ka filluar me zbatimin e dy vendimeve të cilat i ka lëshuar zyra e kryeministrit, respektivisht kryeministri.

Stavileci tha se deri tani kanë përfituar 140 kompani prodhuese e që ky numër pritet të rritet në të ardhmen. Ai tha se me këto vendime do të hiqet taksat doganore  për lëndë e parë, gjysmë produktet, pajisjet për prodhim dhe IT, të cilat përdoren nga kompanitë prodhuese.

Back to top button