​Fethullah Gylen ngushëllon popullin shqiptar

“I lutem Zotit, që t’u japë forcë skuadrave të kërkimit dhe të shpëtimit”

Fethullah Gylen ka ngushëlluar qytetarët e Shqipërisë, e cila është goditur nga tërmeti tragjik, ku kanë humbur jetën së paku 51 qytetarë, të cilët mbetën nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Me një mesazh pas goditjes së tërmetit, mendimtari dhe dijetari Fethullah Gylen u shpreh ngushëllimet e tij qytetarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

Ai thotë se me hidhërim të thellë ka mësuar lajmin për tërmetin që ka goditur Shqipërinë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të thella mbarë popullit shqiptar, veçanërisht atyre që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur gjatë tërmetit. I lutem Zotit, që t’u japë forcë skuadrave të kërkimit dhe të shpëtimit, që janë duke bërë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja. Gjithashtu, i lutem atij që t’u falë shërim sa më të shpejtë atyre që kanë mbetur të plagosur.

U bëj thirrje dhe i nxit të gjithë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti me çdo mundësi që kanë, që Shqipëria të kapërcejë e të marrë veten nga kjo ngjarje shkatërrimtare”, ka theksuar Gylen.

Back to top button