​Fondacioni Gates ndan 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Lufta kundër koronavirusit

Fondacioni Bill & Melinda Gates u angazhuan sot të investojnë 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit të ri, të shfaqur në Kinë, që ka shkaktuar tashmë vdekjen e 500 personave.

“Organizatat shumëpalëshe, qeveritë, sektori privat dhe organizatat filantropike duhet të punojnë së bashku për të ngadalësuar epideminë, për të ndihmuar vendet të mbrojnë qytetarët e tyre më të ndjeshëm dhe të përshpejtojnë zhvillimin e mjeteve për të zbutur epideminë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Gates, Mark Suzman.

Dhjetë nga 100 milionë dollarë u njoftuan në fund të janarit.

Njëzet milionë do të shkojnë për insitucionet si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendrat amerikane dhe kineze të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve si dhe për Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë.

Back to top button