​Gashi: Reciprociteti me Serbinë do të jenë gradual

Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane

Largimi i tarifës 100 përqind ndaj Serbisë do të jetë çështje ditësh dhe do të vendoset reciprociteti. Këto masa reciproke do të jenë graduale, por totale. Kështu u tha sot nga dy partitë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, në tryezën e diskutimit që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot me temën “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se qeveria e re duhet t’i qaset me seriozitet dhe parime të qarta dialogut me Serbinë.

Sipas tij, kërkesa për interesat e Kosovës janë të panegociueshme.

“Është një moment i favorshëm për Kosovën që të vendosen disa parime. Në këtë dialogu nuk mund të ketë marrëveshje pa u dialogu dhe shqyrtu secila rrethanë. Nuk besojmë se problemet e komplikuara bëhen me zgjidhje të thjeshta dhe përshpejtuara”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ishte më i qartë në largimin e tarifës ndaj Serbisë, ku tha se masat reciproke do të vendosen ndaj shtetit fqinjë, por duhet të jenë të kujdesshme që mos të pengojnë rifillimin e dialogut.

Ai tha se masat e reciprocitetit nuk mund të jetë tërësisht të menjëhershme, pasi janë komplekse, do të jenë graduale dhe totale.

Kundërshtues ndaj këtyre deklaratave u shpreh shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, cili theksoi se në tavolinë n e diskutimeve me Serbinë duhet të shkohet vetëm me njohje reciproke.

Skeptik për masat e reciprocitet u shpreh edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

Back to top button