​Gjendet armatim në shtëpinë e një boshnjaku në Pejë

I dyshuari është arrestuar

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale Pejë, sot ka zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, A. M. i lindur me 1988, i komunitetit boshnjak, janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pushkë automatike AK47, një karikator, 10 fishekë 7.62 mm, një granatë dore M57, një granatë dore M52, një jelek antiplumb, një pllakë antiplumb, dhe një veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit Rajonal, i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48- orë.

Back to top button