​Gjermania nuk do t’u mbajë më leksione ekonomive të BE-së

”Tepricat tregtare janë një tregues i fuqisë së Gjermanisë”

Gjermania më nuk do t’u jap leksione ekonomive të tjera të Bashkimit Evropian, kështu ka pohuar Olaf Scholz, i cili është emri më i përfolur që të bëhet ministër i financave në koalicionin e ri të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Gjermania nuk ka nevojë që t’u diktojë shteteve evropiane si të qeverisin në vendin e tyre. Janë disa gabime gabime që janë bërë në të kaluarën”, Scholz tha për Der Speigel.

Fjalët e tij janë si kritikë ndaj ish-ministrit të financave, Ëolfgang Schauble, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur në një ashpërsi ndaj shteteve që kishin kriza brenda Eurozonës.

Partnerët ekonomik të Gjermanisë, si dhe institucionet ndërkombëtare siç është Fondi Ndërkombëtar Monetar i bëjnë thirrje Berlinit që të investojë më shumë në mënyrë që t’i rrisë ekonomitë e tjera në mënyrë indirekte.

Megjithatë zyrtaret gjermanë thanë që tepricat tregtare janë një tregues i fuqisë së Gjermanisë.

Kujtojmë që shteti gjerman është anëtari më i pasur i Eurozonës.

Back to top button