​Haradinaj: Taksa ia ka hëngër kryet Qeverisë së kaluar, ka me ia hëngër kryet edhe kësaj Qeverie

Jemi dëshmitar se nuk e kanë seriozisht as për reciprocitet”

Propozuesi i debatit për tarifën në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj në përmbyllje të diskutimeve të gjata për këtë temë, tha se meqë nuk ka disponim për me i dhënë mbështetje rezolutës për taksën, nuk do ta nxjerrin për votim.

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Haradinaj theksoi se taksa 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjës, ‘ia ka hëngër kryet qeverisë së kaluar dhe ka me ia hëngër kryet edhe kësaj qeverie’.

“Sa i përket taksës 100 përqind duhet me u diskutua dhe prapë me pas seancë, nuk është tepërt, por vendimet i takojnë shumicës dhe më saktësisht kryeministrit Kurti. Pra, vendimi i kryeministrit Kurti i prezantuar para mediave, duhet me shkua në Qeveri, qeveria me votua dhe ai vendim kthehet në fuqi të plotë. Të tjerat janë fjalë, dhe deri te ai vendim, që ne i kemi pa ato shtatë pikat e famshme dhe për ato kemi thirr seancë, por ne nuk po shohim as këtu diçka unike mes VV-së dhe LDK-së. Jemi dëshmitar se nuk e kanë seriozisht as për reciprocitet, sepse nuk do të ndodhë reciprociteti. Taksa në fillim është qit si masë ndëshkuese, pastaj është rritë vlera pastaj janë lotët e Vuçiçit. Nuk e di serbishten se e kisha fol lirisht, por kur flasim se ku jemi sot, me ia hap tregun Serbisë, pa arritur asnjë marrëveshje, pa asnjë çmim kundërvlerë, e keni gabim. Kjo taksë ia ka hëngër kryet Qeverisë së kaluar, e njëjta ka me ia hëngër kryet edhe kësaj Qeverie, mos kije merak”, tha Haradinaj.

Back to top button