​Hyseni: Nënshkrimi letrave për hekurudhat dhe autostradën, hap në drejtimin e duhur

Hyseni komentoi letrën e Sekretarit amerikan

Anëtar i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni duke komentuar letrën e Sekretarit amerikan, Mike Pompeo, ka thënë se ajo është shumë e kjartë dhe se dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve.

Sipas tij, koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.

“Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qëllimit, atë për hekurudhat dhe atë për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Back to top button