​Kabineti qeveritar takohet në Prevallë për programin qeverisës

Diskutohet Programi Qeverises 2020-2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe disa nga ministrat e qeverisë së Kosovës, tanimë kanë arritur në njërin ndër hotelet në Prevallë, ku do të mbahet takimi për të diskutuar lidhur me programin qeveritarë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në “Facebook” se sot në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, do të diskutojnë programin qeverisës 2020-2023.

“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, tha ai./21Media

Back to top button