​Koronavirusi shkatërron tregjet e aksioneve botërore

Aksionet me vlerë 15 trilionë dollarë u shlyen në bursat botërore

Tërmeti në tregjet botërore të kapitalit, valutave dhe mallrave, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka vazhduar për tre muaj dhe ka shkaktuar, pa dyshim, rënien më të madh shkatërruese të pasurive që nga koha e Depresionit të Madh.

Aksionet me vlerë 15 trilionë dollarë u shlyen në bursat botërore, çmimet e naftës u ulën 60 për qind, dhe tregjet në zhvillim si Brazili, Meksika dhe Afrika e Jugut konfirmuan se valutat e tyre kombëtare u zhvlerësuan më shumë se 20 për qind, gjë që është e lidhur edhe me rënien e çmimeve të mallrave.

Luhatjet dhe presioni në tregjet e huamarrjes së korporatave kanë rritur frikën se sektorët e tërë mund të shemben – gati gjysma e vlerës së aksioneve të linjës ajrore ka avulluar, dhe ekonomitë tashmë në rënie po përballen me një valë të re të krizës së borxhit sovran, raporton Reuters.

Pjesa më e madhe e këtij rezultati negat iv është për shkak të paqëndrueshmërisë së ashpër në tregun e valutave.
Nafta bruto e Detit të Veriut ra me 62 për qind në tre muajt e parë të vitit në vetëm 25 dollarë për fuçi. Çmimet e metaleve industriale si bakri, alumini dhe çeliku ranë me 15 deri në 22 për qind, me disa produkte bujqësorë si kafe dhe sheqer që fundosen përkatësisht 17 dhe 10 për qind.

Obligacionet e Thesarit të SHBA janë rikuperuar 13 për qind pasi Rezerva Federale uli normat e interesit të SHBA-së praktikisht në zero.

Banka e Investimeve e JPMorgan vlerëson se koronavirusi do ta shtyjë ekonominë botërore në minus 12 për qind në tremujorin e parë.

Back to top button