​KQZ: Rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve në Podujevë, nuk është miratuar buxheti

Sipas Dakës, në rast dështimi të këtyre zgjedhjeve, KQZ nuk mban përgjithësi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevë dhe se mosaprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Këtë e bëri të ditur kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, gjatë mbledhjes së KQZ-së. Ndërkohë u tha se kjo e fundit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës 491 mijë euro për të dy raundet për këto zgjedhje, por që sot u bë e ditur se Qeveria nuk e ka miratuar këtë buxhet.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka theksoi se nga ana e KQZ-së kanë qenë të gjitha procedurat në rregull. Daka tha se në rast dështimi të këtyre zgjedhjeve, KQZ nuk mban përgjithësi

 

Edhe anëtar i LDK-së, Sami Hamiti tha me këtë trend është i garantuar dështimi i zgjedhjeve në Podujevë.

Sipas Hamitit, të gjitha afatet ligjore po tejkalohen dhe se sipas tij, nuk mund të ketë zgjedhje të rregullta në Podujevë.

 

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së, nga radhët e PDK-së, tha se mosndarja e buxhetit do të rrezi kojë zgjedhjet në Podujevë. Sipas tij, këtë përgjigje është dashur që KQZ t’i ketë ditur më herët dhe jo në këto afate të vonshme.

 

Ndryshe në këtë mbledhje përveç buxhetit u diskutua edhe për shtypjen e fletëvotimeve e formularëve, doracakun për procedurat e votimit dhe numërimit.

Back to top button