​Kurti: Punësimi, drejtësia, integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, prioritete të Qeverisë

“Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se punësimi e drejtësia në njërën anë dhe integrimi evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet e qeverisë së re të Kosovës.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që po mbahet në Londër.

“Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura – do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta.”, ka deklaruar Kurti.

Back to top button