​May: Data e Brexit nuk duhet të shtyhet

“Brexit mbetet angazhimi i qeverisë sime për t’u larguar nga Bashkimi Evropian”

Kryeministrja britanike, Theresa May theksoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars, nuk duhet të shtyhet.

Megjithëse ajo pohoi nuk mund të përjashtohet opsioni përpara deputetëve britanikë, të cilët do të votojnë nesër për marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Evropian.

“Nuk besoj se data 29 mars nuk duhet të shtyhet. Brexit mbetet angazhimi i qeverisë sime për t’u larguar nga Bashkimi Evropian më 29 mars, por disa kanë si synim të gjejnë një mënyrë për ta penguar atë”, tha May.

Britania është vendi i pestë në botë me ekonominë më të madhe.

Back to top button