​Ministri Reçica: 2019, vit i finalizimit të reformave

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i finalizimit të reformave që ky dikaster ka nisur në vitin 2018

“Barazia sociale dhe ngritja e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës është obligim yni moral e ligjor. Avancimi i të drejtave të punëtorëve, rritja e mundësive për punësim për të rinjtë tanë, trajtimi meritor i nënave lehonë, trajtimi i duhur i pensionistëve, i viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit, si dhe i personave me aftësi të kufizuara ka qenë në fokus të objektivave dhe reformave që kemi ndërmarrë gjatë vitit 2018”, ka thënë Reçica në një video mesazh meqë rast ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.

Ai ka thënë se 2019 do të jetë vit i finalizimit të reformave që kanë nisur dhe i rritjes së angazhimit dhe përpjekjeve për tu dalë zot qytetarëve të Kosovës.

Back to top button