​Moti për sot dhe nesër në Kosovë

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat anticiklonike të shtrira mbi rajonin e Ballkanit do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Dita e pavarësisë, parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të kemi rritje./21Media

Back to top button