​Mustafa: Kosova duhet të heq tarifën

Sipas Mustafës,  procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në.

Sipas tij, aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenell.

“Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës. Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në Për këto arsye, vlerësoj se Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në, Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero; Vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në Facebook.

 

Back to top button