​Ndahet çmimi kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”

Në një ceremoni në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sot është ndarë çmimi kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet tjera vjetore për letërsi.
Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku i ka ndarë Adem Gashit çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, ndërsa çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu nda Mehmet Krajës për romanin “Liria ime”.
Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, iu nda Xhevdet Bajrajt për librin “Burri që lozte me engjëjt”, çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” iu nda Shaip Grabovcit për dramën për fëmijë “Zëra nga Vitrina”.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”, iu nda Blerina Rogova-Gaxhës për studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe”, ndërsa çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” iu nda Col Mehmetaj për përkthimin e veprës “Meditime” të Mark Aurelit.
Juria profesionale përbëhej nga: Agim Vinca -kryesues, Majlinda Bregasi-anëtare, Isak Shema -anëtar, Ag Apolloni -anëtar dhe Ervina Halili -anëtare./21Media

Back to top button