​Nëpunësve civilë nuk duhet t’i shkëputet kontrata

Rushiti tha se largimi i tyre nga puna, do të jetë i paligjshëm

Asnjë nëpunësi civil në vend nuk duhet t’i shkëputet kontrata. Pavarësisht se të njëjtit nuk punojnë në ministritë ku ishin më herët. Një gjë e tillë është e paligjshme dhe qeveria duhet të risistemojë ata në ministritë përkatëse ku edhe janë bashkuar së fundmi nga 21 në 15. Kështu u tha se tryezën e diskutimit lidhur me dyfishimin e pozitave të nëpunësve civilë si rezultat i ristrukturimit të qeverisë nga 21 në 15 ministri, organizuar nga “Demokracia Plus”.

Visar Rushiti nga kjo organizatë, tha se të gjithë shërbyesit civilë duhet të risistemohen diku, në të kundërtën largimi i tyre nga puna, do të jetë i paligjshëm.

Qeveria sipas tij, në këtë situatë nuk duhet të veprojë, derisa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese për shërbyesit civilë.

Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë shkarkim të sekretarëve. Ai ka propozuar që qeveria të mos rekrutojë t ë rinj, derisa të dihet saktë se ku do të risistemohen këta të fundit.

Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal, tha se numri i inspektorëve duhet të shtohet.

Për çka sipas tij, një gjë e tillë ka qenë edhe premtim i secilës qeveri, e që gjithmonë është ulur numri i tyre. Qeveria aktuale kishte premtuar se numri i inspektorëve do të jetë 400.

Back to top button