​Ngjarjet e datës 11 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë:

Mbahet konferenca rajonale “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Punëtorët e larguar nga KEDS, do të kthehen në vendet e tyre të punës të larguar padrejtësisht rreth dy vite më pare. (Ora 10:00)

Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij.  (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ora 10:00)

Në Javën Kundër Korrupsionit, mbahet tryeza “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 10:00) 

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme, për temën “Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”.  (Kafiteria “Dit’ e Nat’”, ora 10:00) 

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë, ku do të flitet për gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyrat e BSPK-së, ora 11:00) 

Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore”. (Libraria “Dukagjini”, ora 11:00) 

Mbahet tryeza ku do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

Hapet ekspozita artistike “Ngjyrat e shpirtit”. (Muzeu i Kosovës, ora 12:30)

Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Zyra e Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

Dega e AAK-sw në Pejë, në emër të transaprencës dhe bashkëpunimit, mban conference. (Zyra e Kryetarit të AAK-së Pejë, ora 13:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë, lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë. (Zyrat e PSD-së, në lagjen “Arbëria”, ora 14:00)

Bëhet promovimi i librit ” Një gur mangut” të autorit Faruk Buzhala. (Biblioteka Komunale “Sadik Tafarshiku”, Ferizaj, ora 16:30)

Ju ftojmë të jeni pjesë e sallonit të ardhshëm të diskutimit i cili do të mbahet të martën më 11 Dhjetor 2018 nga ora 13:00 deri në 15:00 në EU Innovation and Cultural Centre – EUICC. Salloni këtë radhë ka temën “Edukimi Shëndetësor”.

Back to top button