​Ngjarjet e datës 14 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Bëhet hapja zyrtare e projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant “Tartine Deli”, ora 09:45)

Kryetari i Komunës sw Rahovecit, Smajl Latifi bashkw me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidëve të luftës, pwrcjellin seancën ku do të votohet formimi i Ushtrisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”, ora 10:00)

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën “Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit”. (“Swiss Diamond Hotel”, ora 10:00)

Organizohet konferenca lidhur me harmonizimin e koeficientit të pagave për vitin 2018 në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

Në Greme, mbi 200 biznese që operojnë në Greme, për nder të shpalljes së Ushtrisë së Kosovës, do të shpërndajnë dhurata për dy shkollat e fshatit “Jeta e Re” dhe “Enver Topalli”. (Ora 10:30)

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Hapet Tregu gjerman i Krishtlindjeve 2018. (Në oborrin e „Diakonie Kosova| në Mitrovicë, ora 15:00)

Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr. 16, ora 16:30)

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” publikon konferencën ndërkombëtare “Revolucioni Jemi Ne – La Rivoluzione Siamo Noi”. (“Soma Book Station”, ora 17:00)

Pas një viti plotë angazhim e plot sfida, të gjithë ne meritojmë ca momente feste e argëtimi. Prandaj, me dëshirë që për një moment të harrojmë lodhjen e brengat e ditës, ju ftojmë që bashkërisht të nisim kremten e madhe me rastin e festave të fund vitit.

Hapet tregu festiv në parkun e qytetit të Gjakovës. (Ora 19:00)

Mbahet Balloja shqiptare. (“Venus Hotel”, ora 20:00)

Back to top button