​Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar po qëndron në Kosovë

Bislimi  i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që po i japin Kosovës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Bislimi gjatë takimit i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që po i japin Kosovës dhe i informoi ata për prioritetet e Qeverisë, për performancën e të hyrave buxhetore si dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.

Ndërsa, kryesuesi i delegacionit të FMN-së Gabriel Di Bella, e uroi Bislimin për detyrën e re dhe inkurajoi për angazhimin e tij te mëtejmë për buxhetin e vitit 2020, dhe shprehi gatishmërinë e FMN-se për të vazhduar dhe rritur bashkëpunimin ndërinstitucional.

Back to top button