​Një depo e KEK-ut përfshihet nga zjarri

Pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është fikur

Një depo e KEK-ut sot është përfshirë nga zjarri.

Siç njofton Komuna e Obiliqit, depoja ka qenë e mbushur me materiale të ndryshme jo të rrezikshme të plastikës dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është fikur.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në bazë të planit për kontroll dhe mbikëqyrje përmes Inspektorëve mjedisor njofton qytetarët e Komunës së Obiliqit se sot rreth orës 13:00 është shkaktuar një zjarr afër termocentralit Kosova A, përkatësisht në një depo të KEK-ut e cila ka qenë e mbushur me materiale të ndryshme jo të rrezikshme të plastikës dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është fikur. Si rezultat i këtij zjarri është shkaktuar tym i madh përgjatë orëve 13:00 dhe 14:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Back to top button