​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sot ka informuar se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale dhe ato maksimale do të shënojnë ulje.

Sipas parashikimeve, moti kryesisht do të jetë i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

”Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, është bërë e ditur në njoftimin e IHK-së./21Media

Back to top button