​Pritet së shpejti marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermania

Bisedë rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike,  Agim Veliu, ka pritur në takim delegacionin gjerman, të udhëhequr nga Guido Zielke, me të cilët biseduan rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve.

Me këtë rast, ministri Veliu ka theksuar se Qeveria e Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Gjermani.

Ai është shprehur optimist, që së shpejti të ketë marrëveshje për patentë-shoferë, respektivisht njohjen e tyre nga Republika e Gjermanisë, e cila do të jetë një çështje shumë pozitive jo vetëm për komunikacionin rrugor në rajon, por edhe në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Republika e Kosovës, në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë.

Vizita e delegacionit gjerman paraqet një hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

Back to top button