​Quni: Të gjitha komunitetet pakicë janë të mirëpritura në FSK

Kurti për përfshirjen në FSK

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, të cilit i ka thënë se FSK-ja është institucion i të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, racore, gjinore e fetare, dhe se pjesëtarët e komunitetit malazez, sikur edhe pjesëtarët tjerë nga komunitetet tjera jo shumicë, janë të mirëpritur të inkuadrohen në radhët e FSK-së dhe të japin kontributin e tyre në shërbim për të mirën e përbashkët.

Në fillim, ambasadori Dinosha uroi ministrin Quni dhe përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor.

Ai shprehu interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje, ministri Quni shprehu vlerësimin e lart për bashkëpunimin e deritashëm bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Back to top button