​Rahoveci fitoi grantin për përformancë të mirë komunale

Vlera totale e grantit është 255,731 euro

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale. Sipas  rezultateve të publikuara të premten, nga 38 komunat e Kosovës, komuna e Rahovecit është përfituese e grantit të performancës komunale në mesin e 23 komunave përfituese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të komunës, vlera totale e grantit të fituar për performancë të mirë komunale është 255,731 euro.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se përfitimi i grantit është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec.

“Kemi edhe shumë punë para vetes, por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi.Falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për çmimin, donatorët :Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC), Suedinë dhe Norvegji në, poashtu falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre dhe grupin punues për performancë komunale për angazhimin. Ju siguroj se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë angazhimi dhe përkushtimi që të kemi një performancë të duhur përfshirë planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave si faktor kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, shëndetësore dhe kulturore”, ka thënë kryetarit Latifi.

Back to top button