​Rritet deficiti tregtar i SHBA-së

Nëse përllogaritet nga fillimi i vitit, deficiti regjistron një rritje të ndjeshme duke arritur 391,07 miliardë dollarë

Deficiti tregtar amerikan u rrit ndjeshëm në gusht +6,4%, nën efektin të rënies së eksporteve dhe një rritje të importeve, njoftoi sot departamenti i Tregtisë, duke regjistruar një deficit rekord në gusht me Kinën dhe Meksikën.

Deficiti në produkte dhe shërbime arriti 53,2 miliardë dollarë me eksportet në rënie me 0,8%, duke arritur 209,4 miliardë dollarë dhe importet në rritje me 0,6% duke arritur në 267,7 miliardë dollarë, shkruan ATSH.

 

Back to top button