​Sami Lushtaku pritet në Ambasadën e Kosovës në Holandë

Në Hagë ka arritur edhe Driton Lajçi

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku, sot ka arritur në Hagë, ku nesër do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Lajmin për mbërritjen e Lushtakut në Hagë, e ka bërë të ditur deputeti Milaim Zeka.

“Pritje per Gjeneral Lushtakun ne Ambasaden e Kosoves. Ambasadori yne ne Holande, se bashku me stafin e tije, priti Gjen. Sami Lushtaku, bashke me deputete e Kosoves, Milaim Zeka, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku. Ne Hage ka arritur edhe Driton Lajci”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Siç ka bërë të ditur Zeka, nesër në orën 10:00 do të fillojë intervistimi i gjeneralit Lushtaku.

Gjithsej, 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar./21Media

 

Back to top button