​Takimi në Bruksel, Thaçi pranë Plenkoviqit

Ka nisur në Bruksel takimi joformal ndërmjet krerëve të ri evropianë dhe liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në këtë takim merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili para fotografimit të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim, ka pasur një bisedë të shkurtër me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, gjë që mund të shihet në një fotografi para fillimit të takimit.

Pjesë e këtij takimi janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kroacisë Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit kryeson Presidencën evropiane, kryetarja e KE-së Ursula Von der leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në tryezën e rrumbullakët, presidenti i Kosovës është ulur pranë kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviq, ndërsa pranë këtij të fundit është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Para takimit, preside nti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se darka joformale me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jetë një mundësi për të ri-konfirmuar perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

Takimi është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb.

Back to top button