​Trump i drejtohet kombit për çështjen e murit me Meksikën

Presidenti e paralajmëroi këtë në Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do t’i drejtohet kombit nesër në mbrëmje në lidhje me situatën në kufirin me Meksikën, ndërkohë që negociatat për t’i dhënë fund bllokimit të administratës janë bllokuar mbi çështjen e projektit të murit të tij kundër emigrantëve.

“Jam i lumtur t’ju informoj se do t’i drejtohem kombit mbi krizën humanitare dhe të sigurisë kombëtare në kufirin tonë jugor. Të martën në mbrëmje në 21:00”, shkruan presidenti amerikan Trump në Twitter, transmeton ASTH.

I angazhuar në një përplasje me demokratët që ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të administratës federale që prej dy javësh, Trump theksoi se nuk do të tërhiqet aspak për këtë çështje, që është bllokimi i më shumë se pesë miliardë dollarëve për të ngritur murin e premtuar në fushatë në mënyrë që të luftohet emigracioni klandestin.

Back to top button