​Trump takon krahun e djathtë të Kim Jong Un

“Presidenti Donald Trump do të takohet me Kim Yong Chol”

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takojë sot krahun e djathtë të liderit koreano-verior, Kim Jong Un, në një moment ku diskutimet po avancojnë për një samit të dytë mes dy liderëve.

“Presidenti Donald Trump do të takohet me Kim Yong Chol rreth orës 12:15 (17:15 GMT) në Zyrën Ovale”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit.

Ajo po ashtu njoftoi, se ata do të diskutojnë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe vijimin e progreseve drejt denuklearizimit përfundimtar dhe plotësisht të verifikueshëm të Koresë së Veriut.

Back to top button