​Veliu: LDK nuk ka tjetër ofertë për VV-në, po i presim ata

LDK homazhe te varri i Rugovës

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu lidhur me marrëveshjen e mundshme për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje tha se ata kanë dërguar ofertë parimore the janë në pritje.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të deklarohet përndryshe ne diçka tjetër nuk kemi. Oferta jonë është ajo që është dhënë është parimore dhe sigurisht që edhe kryesia e LDK-së do qëndrojë aty”, deklaroi ai.

Ndërsa dje, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri të ditur se nuk e kanë pranuar propozimin e fundit të LDK-së për marrëveshje. “Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë lëre”, tha Kurti.

Megjithatë, lideri i VV-së shtoi se mund të kthehen në tavolinën e bisedimeve për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Nënkryetari i VV-së, Agim Veliu deklaratat për marrëveshjen me VV-në,  i bëri pas homazheve me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së presidentit, Ibrahim Rugova Lidhja Demokratike e Kosovës, ku tha se presidenti Ibrahim Rugova shënoi shekullin e shqiptarëve.

“Në 14 vjetorin e shkuarjes së Rugovës në pavdekësi sot e kujtojmë presidentin historik, Ibrahim Rugova i cili e shënoi shekullin e shqiptarëve e kujtojmë arkitektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën“, tha ai./21Media

 

 

Back to top button