​Vendimet e reja për dyqanet e komunës së Prishtinës

Bizneset që nuk e respektojnë vendimin do gjobiten

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se prej sot e deri në përfundim të krizës së pandemisë kanë marrë vendim me të cilin obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit .

Po ashtu, obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

“Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi. Nga data 7 prill 2020, Komuna e Prishtinës nuk do të ofron shërb ime për qytetarë nëse qytetarët nuk janë të pajisur me paisje mbrojtëse (maska dhe doreza)”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, komuna e Prishtinës ka marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në komunën. /21Media 

Back to top button