1.15 miliardë euro ndihma, Rama: Kjo është përtej imagjinatës…

Konferenca e Donatorëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur të gjithë gëzimin e tij në fund të konferencës ndërkombëtareve të donatorëve për shifrën 1.15 miliardë euro të mbledhur nga ndihmat e shumë shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare.

Me doza të theksuara entuziazmi, Rama tha se kjo gjë ndodhi, me mbledhjen e një shumë kaq të madhe shkon përtej çdo imagjinate të shfrenuar.

Për të shprehur të gjithë gëzimin e tij për ndihmën e donatorëve, Rama përdori dy shprehje nga Bibla dhe Kurani. “Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. Më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. Më lejoni të citoj diçka nga bibla, korintën: ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë”.

Që pas tërmetit tragjik të 26 nentorit ku vdiqen 51 persona dhe dhjetera të tjerë u plagosen, Rama ndërmori një tur takimesh në botë për të takuar drejtues shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare me qëllimin e vetëm, mbledhjen e shumave të konsiderueshme financiare që do t’i shërbejnë rindërtimit të vendit nga kjo tragjedi.

Shifra e llogaritur nga qeveria për rinderimin është 985 milionë euro ndërsa vetëm në konferencë u mblodhen 1 miliardë e 150 milione euro./vizionplus

Back to top button