Që nga 9 qershori protestat në Hong Kong kanë qenë të pandalshme

Që nga 9 qershori protestat në Hong Kong kanë qenë të pandalshme

Në zemër të Hong Kongut rreth 1.7 milionë njerëz të moshave të ndryshme janë bërë bashkë në thirrjet për demokraci. Protestat, këtë radhë paqësore, vijojnë pavarësisht presionit të shtuar kinez.

Moti i keq i kësaj të hëne nuk i ka penguar demonstruesit gjatë marshimit të tyre. Ata kërkojne reformë demokratike, hetim për dhunën e ushtruar nga policia, si dhe dorëheqjen e guvernatores Carrie Lam.

Që nga 9 qershori protestat ne Hong Kong kanë qenë të pandalshme. Ato nisën si kundërshtim ndaj ligjit të ekstradimeve të kriminelëve në Kinë. Por megjithëse drafti u pezullua turma shtoi kërkesat. Dy muajt e fundit ka patur përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar se Presidenti Trump ka në plan të diskutojë protestat masive në Hong Kong me homologun kinez Xi Jinping në takimin e G-20 në Japoni. Sipas shefit të Shtepise së Bardhë protestat kanë ndikuar në marrëdhëniet tregtare SHBA – Kinë.