Vërshime në Itali, 11 të vdekur, shumë të zhdukur

Vërshime në Itali, 11 të vdekur, shumë të zhdukur

11 alpinistë kanë humbur jetën deri sa po ecnin përmes një gryke në një park kombëtar në rajonin e Kalabrisë, kur u vërshuan nga një përrua i fryrë si pasojë e shirave të mëdhenjë të ditëve të fundit.

18 persona të tjerë u shpëtuan, në mesin e të cilëve edhe një 10-vjeçar, njoftoi kreu i mbrojtjes civile rajonale për mediat lokale. Gjashtë persona janë dërguar në spital. Zyrtarët lokalë njoftuan poashtu se numri i saktë i të zhdukurve mbetet i paqartë për momentin.

Nacionalitetet e të vdekurve nuk dihen ende, ndonëse gazeta Korriere dela Serra ka raportuar se njëri prej të lënduarve është holandez.

Operacionet e kërkim shpëtimit në zonë jugore të Italisë që është goditur nga vërshimet janë duke vazhduar, në kuadër të së cilave janë angazhuar zjarrfikës, policia pyjore, trupa kombëtare të shpëtimit e të tjerë./21Media