Ismaili: Do të jemi afër qytetarëve

Ismaili: Do të jemi afër qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se rreth 1 milionë euro të parapara për trajtim të pacientëve jashtë vendit, janë kursyer nga buxheti i shtetit brenda një muaji.

“Afër 1 milion euro, të parapara për trajtim të pacientëve jashtë vendit, janë kursyer nga buxheti i shtetit brenda një muaji, pas fillimi të trajtimit të kancerit dhe infarktit 24/7 në Kardiologjinë Invazive dhe në Onkologji 🏥. Gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut”, ka shkruar ministri në Facebook.

Tutje Ismaili ka thënë se në Onkologji, gjatë muajit të parë të këtij shërbimi, janë trajtuar 208 pacientë, ndërsa 37 pacientë kanë kërkuar shërbime pas mesnatës.

“Me këto veprime, do të kemi më shumë shërbime, më pak shpenzime dhe do të jemi gjithmonë afër qytetarëve. #PërShëndetësinëQëDuam ✅”, thuhet në fund të postimit të Ismailit në Facebook./21Media