Caktohet masa ndaj të dyshuarin S.O

Caktohet masa ndaj të dyshuarin S.O

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për të dyshuarin për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

“Vrasje e rëndë”, “Dhunimi” janë veprat penale për të cilat akuzohet S.O.

“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

11 vjeçari është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, në trupin e të cilit u gjetën edhe shenja të dhunës seksuale./21Media