Rast i rrallë!

Rast i rrallë!

Një nënë me mitër të dyfishtë solli në jetë binjakët e saj, me 11 javë diferencë. Liliya Konovalova, 29-vjeçare nga Uralsk, Kazakistan, në javën e 25-të (më 24 maj) solli në jetë një vajzë me emrin Liya (lindje e parakohshme). Pas tre muajsh, më 9 gusht, ajo lindi djalin Maxim, kështu i befasoi mjekët.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së Kazakistanit, këto raste janë 1 në 50 milionë dhe ky është rasti i parë në vend.

Liliya, që ka edhe një vajzë tjetër 7-vjeçare, ka një gjendje të rrallë që njihet si mitra e dyfishtë, që nënkupton se binjakët e saj u zhvilluan në mitra të ndryshme.

 

“U shokova kur e kuptova gjendjen në të cilën isha. Isha e shqetësuar për jetën e vajzës që më lindi para kohe”, tha ajo.

Doktorët konsiderojnë se ky rast është shumë i rrallë. E ëma e binjakëve duke bërë shaka tha se djali i saj nuk po ngutej që të vinte në këtë botë.

Liliya, e ëma e binjakëve tha se shtatzënia e dytë ishte e vështirë. Ajo tani mund të shkojë në shtëpi me binjakët e saj, transmeton rtv21.tv

Në dhjetor të vitit 2018, një nënë britaneze theu rekord, meqë binjakët e saj u lindën me 12 ditë diferencë, duke e mbajtur rekordin në Angli. Vicky Green, 32-vjeçare nga Manchester, lindi djalin e saj Presley, kur ishte në javën e 26-të të shtatzënisë. 12 ditë më vonë u lind motra e tij, Paisley, me operacion cezarian./21Media