Kënga pranë publikimit

Kënga pranë publikimit

Ka kohë që është paralajmëruar se reperi i njohur Mc Beka dhe këngëtari i muzikës popullore Mehdin Pergjeqaj – Meda, do të vijnë në bashkëpunim.

Kënga e tyre mbanë titullin “1 Për Krejt” dhe pritet që të publikohet shumë shpejt e shoqëruar edhe me videoklip.

Këtë e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale vet artistët,  të cilët kanë ndarë me fansat një fotografi nga xhirimet e klipit të këngës së tyre e cila pritet që të jetë shumë interesante.

Ndryshe, projekti i fundit nga Meda është “Falem” në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun, ndërsa projekti i fundi që MC Beka ka publikuar është “Made in Africa”./21Media

Shumë shpejt me klip te ri @mehdin_pergjeqaj @nurteel @ghulo_official

A post shared by mc beka (@mc_beka) on