Prokuroria ka kërkuar burg pa afat,

Prokuroria ka kërkuar burg pa afat,

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka dhënë masën e sigurisë me 10 dite burg për pedagogun Denis Himçi, i arrestuar pas denoncimit në një emision investigativ për kërkim të favoreve seksuale.

Masa iu komunikua në spital, ku profesori 36 vjeçar ndodhet prej dy ditësh pasi kaloi një krizë tensioni.

Prokuroria ka kërkuar burg pa afat, por në fund trupi gjykues i dha kohë vetëm 10 ditë organit të akuzës për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndaj pedagogut rëndojnë veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./oranews