Fushata do të fillojë me 25 shtator e përfundon me 4 tetor

Fushata do të fillojë me 25 shtator e përfundon me 4 tetor

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhje pas shpalljes së datës së zgjedhje nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për 6 tetor.

Përveç miratimit të kërkesës ndaj qeverisë për ndarjen e 5 milionë eurove për organizmin e zgjedhjeve, KQZ po ashtu vendosi që fushata zgjedhore të fillojë më 25 shtator dhe të përfundojë më 4 tetor.

Ndërsa afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit do të jetë i hapur nga 30 gushti deri më 10 shtator.

Kujtojmë që mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik. Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime./21Media