Kërkojnë rroba, ushqim dhe ndihmë për t’i rindërtuar shtëpitë

Kërkojnë rroba, ushqim dhe ndihmë për t’i rindërtuar shtëpitë

Këto flakë morën shtëpitë e 10 familjeve në Ognjancë të Komunës së Petrovecit. Zjarri dogji gjithçka që kishin. Familjet shikonin se si po u digjen dhomat dhe mundoheshin të shpëtojnë ndonjë mjet nga aty. Dëshmitar të zjarrit ishin edhe binjakët dy vjeçarë Rabija dhe Rabiu. Ato janë fëmijët më të vëgjël që kanë jetuar në këto baraka. Kanë mbetur pa rroba, ndërsa po rrinë pranë shtëpisë duke shikuar rrënojat.

Edhe Emrani flet për golgotën që kanë përjetuar mëngjesin e sotëm.

Sipas banorëve zjarrfikësit kanë ardhur pas 20 minutave. Sipas tyre zjarrin e ka shkatuar një fëmijë që ka luajtur me shkrepsë.

Edhe eskavatorët ishin në terren duke pastruar vendin. Kryetari i Komunës së Petrovecit Borçe Mitevski tha se do tu ndihmojë banorëve duke u dhënë si ndihmë të parë ushqim e pastaj do të sigurojnë vendbanim për familjet.

Përderisa kryetari i Komunës së Petrovecit po pret takimin me ministren Radmilla Shekerinska për ta rregulluar çështjen e vendbanimit të familjeve, ata do të rrijnë në shtëpitë e familjarëve të afërt. Kanë apel deri te njerëzit që kanë mundësi tu japin rroba për fëmijët e tyre, ushqim dhe aq sa kanë mundësi për t’i rindërtuar shtëpitë./TV 21