Sipas Variety

Sipas Variety

Çdo fund vit sjell në skenë të arriturat në fusha të ndryshme të veprimtarisë. Në këtë radhë, është industria e filmit ajo e cila edhe vitin që po lëmë pas arriti suksese të shumta. Kur jemi te kjo, revista Variety, më saktësisht kritiku i filmit për këtë revistë, Owen Gleiberman nxori një listë prej dhjetë filmash më të veçuar të vitit.

Në pozitën e parë vlerësoi filmin e titulluar Joker, me regji dhe skenar të Tod Philips. Ky film bazohet në personazhet e stripave të DC-së, ndërkaq rolin kryesor në të, të Joker-it, e luan aktori Huakim Finiks. Ngjarja në këtë film zhvillohet në vitin 1981, rreth Finiks, i cili paraqitet me rolin e Arthur Fleck, një personi të dështuar në jetë. Filmi Joker, në boks ofisin botëror fitoi mbi 1 miliard dollar amerikan, duke u bërë kështu filmi i parë i vlerësuar R-rated, që kaloi këtë shifër.

Një film tjetër i vlerësuar është komedia “Marriage Story”, me regji, skenar dhe prodhim të Noah Baumbach (Noa Baumbek). Në këtë film luajnë Adam Driver, Scarlett Johansson, Laura Dern, Alan Alda, Ray Liotta, Azhy Robertson, Julie Hagerty, Merritt Wever, dhe Wallace Shawn. Filmi “Marriage Story” paraqet tregimin për një çift i cili i nënshtrohet procedurës së shkurorëzimit. Këtë film, Instituti amerikan i filmit dhe bordi nacional i inspektuesve të filmit e kanë vlerësuar në mesin e dhjetë filmave më të mirë të 2019-tës.

“The Irishman”, është titulli i filmit të radhës, sipas Variety, i vlerësuar si më i shikuari gjatë vitit që po lëmë pas. Me këtë film, regjisori Martin Skorsezi paraqiti një botë krimi. Në këtë rrëfim i cili sjell në skenë tregimin e bazuar në një ngjarje të vërtetë, Frank Sheeran, rolin e të cilit e luan aktori Robert de Niro, bëhet vrasës me pagesë. Filmi The Irishman ka marrë kritika pozitive, si për regjinë e Skorsezit, për paraqitjet e aktorëve të De Niros në rolin e Sheeran, ashtu edhe të Pescit, në rolin e Rusel Bufalinos.

Filmi i katërt, sipas revistës Variety, që u vlerësua në top dhjetëshen e filmave më të shikuar 2019, është, “Diane” me regji të Kent Jones. Ky film sjell në skenë personazhin Diane, rolin e së cilës e luan aktorja Mary Kay Place. Dajen kalon ditët duke u kujdesur për shoqëri, mirëpo edhe për të birin e saj, i cili merret me drogë. Filmi Dajen u shfaq premiere botërore në festivalin e filmit Tribeka, me 22 prill 2018. Ndërkaq në kinema u lansua në mars të 2019-tës, përcjell RTV 21

Pozitën e pestë në listën e dhjetë filmave më të mirë sipas Variety e zë filmi i realizuar me imazhe kompjuterike “Toy Story 4”. Ky film edhe kësaj radhe për dashamirët e vegjël të filmave të animuar sjell në skenë ngjarje interesante, të cilat me gjasë se bëjnë për vete edhe të rriturit. Toy Story 4, në boks ofisin botëror ka mbledhur 1.073 miliard dollarë, duke u bërë kështu filmi i gjashtë më fitimprurës i vitit 2019.

Në pozitën e gjashtë u radhit filmi i zhanrit krim-triller, “Uncut Gems” (ankat Gjems), me regji të Josh e Benny Safdie. Rolin kryesor në të e luan aktori Adam Sandler. Ai paraqitet në rolin e Howard Ratner, një të dhëni pas bixhozit në Nju Jork. Filmin Uncut Gems, bordi nacional i inspektuesve e ka vlerësuar njërin prej filmave më të mirë të top dhjetëshesh 2019. Ndërkaq Sandler, në festivalin e filmit Tellurajd u shpërblye me çmimin aktori më i mirë.

“Once Upon a Time in Hollywood”, vjen në radhë si filmi i shtatë më i mirë në top dhjetëshen e filmave më të mirë 2019. Ky film, regjinë dhe skenarin e të cilit e bëri Kuentin Tarantino, paraqet tregimin për Rick Dalton, rolin e të cilit e luan Leonardo DiCaprio. Ngjarja zhvillohet në vitin 1969, në Los Angjelos. Dalton fiton fame për paraqitje me role në filma Western, por tani, ai lufton që të gjej një punë më kuptimplote në Hollivud të cilën nuk e njeh. Filmin Once Upon a Time in Hollywood, edhe bordi nacional i inspektuese dhe institute amerikan i filmit e kanë vlerësuar si njërin prej filmave më të mirë të vitit.

Që prej skandalit të Harvi Vainstin për ngacmime seksuale të disa aktoreve vite më parë, dashamirët e filmit me siguri se kanë pritur të shohin një film që dramatizon frikën, ngurrimin dhe çmimin e rreptë njerëzor për këto ngacmime. Por këto më në fund në skenë i sjell filmi “Bmbshell”. Në këtë film, aktoret Charlize Theron, Nicole Kidman e Margot Robbie, të cilat janë pjesë e Fox News, vendosin të paraqesin të bëmat e përgjegjësit Roger Ailes për ngacmime seksuale.

Filmi i nëntë me radhë sipas Variety është ai i titulluar “A Hidden Life”. Ky film me përmbajtje të një ngjarjeje historike, me regji të Terrence Malick, përshkruan jetën e një bujku austriak, njëherësh katolik të devotshëm i cili refuzon të luftojë për nazistët në luftën e II botërore.

Dhe top dhjetëshen filmave më të mirë të vitit që po lëmë pas, sipas revistës amerikane Variety, e përmbyll filmi “The Report”, me regji e skenar të Scott Z. Burns. Në këtë film, agjenti i FBI-së, Daniel Jones bën një hetim të CIA-s, të torturimit të terroristëve të dyshuar. Pas sulmeve të 11 shtatorit, CIA filloi me teknika të reja të marrjes së tyre në pyetje.

Këta ishin dhjetë filmat më të veçuar 2019 sipas revistës Variety, vlerësuar nga kritiku Owen Gleiberman. Ky kritik, për veçimin e tyre u bazua në të dhënat nga shifrat e dashamirëve të filmit./21Media