Këshilla të cilat do të ju ndihmojnë të largoni disa kilogramë pa u munduar, pa dieta dhe pa ushtrime

Këshilla të cilat do të ju ndihmojnë të largoni disa kilogramë pa u munduar, pa dieta dhe pa ushtrime

Shumica prej nesh duan të kenë një trup të bukur, por numri i madh i dietave është torturues dhe efekti i tyre zhduket shumë shpejtë sapo t’i kthehemi dietës sonë të përditshme. Pavarësisht, me dinamikën e shpejtuar të jetës, punën tonë, studimet dhe punët e përditshme, ne zor që mund të mendojmë për eksperiencat tona, transmeton rtv21.tv

Por, mos u dëshpëroni! Bright Side ka gjetur disa hulumtime dhe ka gjetur disa këshilla të cilat do të ju ndihmojnë të largoni disa kilogramë pa u munduar, pa dieta dhe pa ushtrime. Lexoni dhe mbani në mend!

1.Mos harroni të pini

Ju e dini se uji është jetë dhe ju e pini ndonjëherë. Por, ju ndoshta asnjëherë nuk e keni menduar mirë se sa mund të i ndihmojë procesit të metabolizmit nëse e pini në kohën e duhur. Është më së miri të pini 1-2 gota me ujë 30 minuta para çdo vakti. Në këtë mënyrë, procesi juaj i metabolizmit do ta ketë një fillim të ri dhe stomaku juaj do të jetë pjesërisht i mbushur, duke ju ndihmuar që të hani më pak.

2.Kushtoni vëmendje ushqimit tuaj

Bëni një ritual të vogël të ngrënies. Me të vërtetë nuk do të ju merr shumë kohë. Uluni në tavolinë, mos nxitoni, mos mendoni për probleme, mos shikoni TV dhe mos flisni në telefoni. Jeni vetëm ju dhe ushqimi juaj. Mendoni mirë se çfarë hani dhe si e hani. Kjo gjë do të ju ndihmojë ta shijoni ushqimin qartazi dhe të hani shumë më pak. Hani sa më ngadalë që mundeni.

3.Përdorni një pjatë të vogël dhe shkopinj të ngrënies

Për t’i shmangur mendimet e të ngrënit një porcion të madh, merrni një pjatë më të vogël dhe hajeni vetëm sasinë e ushqimit që mund ta mbajë ajo. Kur përdorni shkopinj ju hani më ngadalë dhe kjo do të ju ndihmojë të ndiheni të mbushur me sasinë që keni para vetes. Nëse keni probleme me shkopinj, vetëm përdorni një lugë më të vogël, transmeton rtv21.tv

4.Flini pak më shumë

Nuk po bëjmë shaka! Tani keni arsyetimin e duhur për të qëndruar më gjatë në shtrat pasi që është pjesë e dietës suaj. Nëse flini, nuk hani. Përveç kësaj, gjumi i mirë ka ndikim të madh në metabolizmin e mirë dhe nivelin e duhur të hormoneve të cilat ju ndihmojnë të jeni në formë të mrekullueshme. Dhe nuk është se nuk bëni asgjë përderisa flini, trupi juaj djegë ndërmjet 50 deri në 100 kalori për një orë.

5.Flini në temperaturë të ftohtë

Krejt çfarë duhet të bëni këtu është ta ktheni termostatin ose ta hapni dritaren. Hulumtimet nga Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit thonë se gjumi në temperaturën 19 gradë, i ndihmon trupit t’i largoni kaloritë dhe i djegë yndyrat.

6.Shtoni pak djegie të yndyrës

Ju nuk keni nevojë të hiqni dorë nga ushqimi i zakonshëm. Thjesht shpërndani menynë në salmon, vezë, arra, vaj ulliri, speca djegës dhe çaj të gjelbër. Këto do të ju ndihmojnë ta shpejtoni metabolizmin dhe t’i digjni kaloritë më shpejtë, transmeton rtv21.tv

7.Harroni gjërat e ndaluara!

Nëse dëshironi të hani një biskotë ose pak çokollatë, bëjeni. Por, në vend të 5 hani 3 dhe hani në mëngjes në mënyrë që të keni kohë mjaftueshëm gjatë ditës për t’i djegur kaloritë. Ndalimet strikte nuk janë të mira, kjo sepse shkaktojnë stres dhe si rezultat, nivel të keq të hormoneve. Përveç kësaj, ju e fajësoni veten nëse i thyeni rregullat, andaj shkenca është në anën tuaj këtu!

8.Pastroni dhëmbët

Jemi të sigurt se e bëni një gjë të tillë të paktën dy herë në ditë, andaj nuk do të jetë e vështirë për juve. Bëjeni shprehi t’i pastroni dhëmbët pas çdo vakti. Kjo gjë do të ju ndalojë së kërkuari ngrënien e një porcioni tjetër të ushqimit. E para, sepse ushqimi nuk është aq i shijshëm kur keni një shije mentoli në gojën tuaj dhe e dyta sepse ne jemi shumë dembelë për t’i pastruar dhëmbët disa herë pasi hamë, apo jo?

9.Buzëqeshni

E vëmë me bast se ju pëlqejnë komeditë! Bazuar në një studim të publikuar nga International Journal of Obesity, kur ne qeshim energjia e shpenzuar rritet për 20 për qind. Përpos kësaj i bën edhe muskujt abdominal të punojnë. Pra cila është komedia  juaj e preferuar? Ndizeni dhe filloni ‘ushtrimet’.

10.Përdorni fasha të nxehta

Kjo është një metodë për të ju ndihmuar të humbni peshë përderisa shikoni TV ose lexoni një libër. Nxehtësia ju bën të djersitni, kështu hiqni dorë nga yndyra e tepërt në trupin tuaj. Përdorni fasha të nxehta nëse dëshironi të keni ndikim në madhësinë e pjesëve të caktuara në trupin tuaj. Më të famshmet nga të gjithë janë fashat me kripë ose me xhenxhefil. Për ta rritur efektin, mbani sa më gjatë fashën e nxehtë, për këtë mund të përdorni një tharëse të flokëve./21Media