10 mijë faqe dokumente të krimeve të Serbisë do të dorëzohen në Prokurori

Pacolli thotë se Kosova duhet ta kushtëzojë BE-në

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli deklaroi se do t’i dorëzojë në Prokurori 10 mijë faqe dokumente, ku tregohet për krimet e Serbisë në Kosovë, gjatë kohës së luftës. Pacolli tha se këto dokumente nuk janë trajtuar asnjëherë më parë.

“Sot pasi kam marrë kontakt me organet e prokurorisë, të depozitojë 10 mijë faqe materiale për krimet e Serbisë në Kosovë. Materiale që e përshkruajnë ngjarjet në detaje. Janë dokumente që aty, nuk janë trajtu asnjëherë, sipas informata që kam, diku 95% e kriminelëve që janë përmendur në këto dokumente, lëvizin lirshëm”, tha Pacolli.

Pacolli po ashtu përmendi se në kohën kur Dik Marti ka përpiluar raportin, ka kërkuar që të akuzohet për shpifje.

“Unë personalisht e kam kundërshtuar raportin e Dik Marty. Kam kërkuar akuzimin për shpifje të Dik Martyt. Ka qenë moment i duhur për mos ta lënë që të ecë përpara. Ai ka punu vetëm me një palë, me serbët, nuk ka bashkëpunuar me dëshmitarë të drejtë. Kam mbështetur mbrojtjen juridike të shumë figurave të luftës, në gjykatën e Hagës”, tha Pacolli.

Behgjet Pacolli gjithashtu deklaroi se Kosova duhet ta kushtëzojë Bashkimin Evropian që ta bëjë qëllim politik, që të kërkojë nga Serbia t’i dorëzojë kriminelët e luftës.

Back to top button