Projekti do të përfshijë ndërtimin e një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza

Projekti do të përfshijë ndërtimin e një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza

Impianti i ri i trajtimit të ujërave të zeza i financuar nga BERZH-i do të ndërtohet në qytetin e Gjilanit dhe do të përmirësojë standardet e kanalizimit për mbi 100 mijë qytetarë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së lumenjve të Kosovës.

Sot në Sarajevë gjatë mbledhjes vjetore dhe forumit biznesor të BERZH-it, Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza nënshkruan një marrëveshje për një hua prej 10 milionë eurosh për kompaninë rajonale të ujësjellësit Hidromorava – ndërmarrje shtetërore e shërbimeve publike.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Gjilan dhe komunitetet fqinje. Projekti do të bashkë-financohet me një kredi sovrane të Bankës Evropiane të Investimeve deri në 10 milionë euro. Një grant i BE-së nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) do të mbështesë përgatitjen dhe zbatimin e projektit.

Kosova vuan nga mungesa e investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza. Në Gjilan, shumë industri shkarkojnë mbeturina të patrajtuara direkt në rrjedhat dhe degët e lumenjve Morava dhe Mirusha, të cilat përfundimisht derdhen në Danub, ndërsa familjet në zonat rurale shkarkojnë ujërat e zeza direkt në përrenj.

Projekti do të lidhë së paku 3,000 shtëpi në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza dhe do të përmirësojë dukshëm standardet e kanalizimeve për më shumë se 100 mijë qytetarë të rajonit të Gjilanit